Ka shumë gjëra të cilat i frustrojnë prindërit kur është fjala për sjelljen e fëmijëve, shprehitë e këqija gjatë shujtave, si dhe shpenzimin e kohës së tepërt para ekraneve. Sidoqoftë, ankthi dhe stresi i tepërt nuk zgjidhë asgjë, ndërkaq psikologu Ross Greene i këshillon prindërit të ‘bashkëpunojnë’ me fëmijën, transmeton Telegrafi. Greene mendon se rezultatet më të mira në disiplinën e fëmijës ndikohen, e nuk kontrollohen – që do të thotë se me fëmijën duhet të jeni më shumë si bashkëpunëtor sesa si mësues. Më poshtë e keni procesin tri-hapësh që prindërit duhet ta ndjekin për të pasur ndikim më…
Author: tirana
Lidhja e këngëtarit latin, Maluma me modelen Natalia Barulich ka qenë shumë e komentuar në media. Në tetor të vitit të kaluar dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre dhe Natalia u shpreh për mediat se ata kanë nevojë të fokusohen tek karriera. Edhe pse tashmë të ndarë, Maluma nuk e harron Natalian dhe e ka surprizuar bukuroshen duke i uruar ditëlindjen publikisht. Këngëtari ka postuar një foto të modeles dhe shkruan se ajo ka qenë një nga femrat më të mira që ka takuar. “Gëzuar ditëlindjen një prej femrave më të mira që kam takuar ndonjëherë në jetën time.…
Ish-deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj i është nënshtruar një operacioni në Itali. Lajmin e bën të ditur bashkëshortja e tij, që ka shpërndarë foton, duke falënderuar mjekët për punën që kanë bërë. Statusi i Valentinës: Finalmente! Një falënderim të veçantë për doktorin shqiptar që mori pjesë në operacionin e bashkëshortit tim këtu në Morciano di Romagna, por e them me keqardhje për vendin tim, si nuk u jepet mundësia dhe kushtet doktorëve që të zotërojnë punën e tyre në vendlindje. Janë aq të zotë mjekët tanë nëpër botë se u jepet mundësia të zotërojë punën dhe të vlerësohet. Se për…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vijon akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pushuar çështjen penale për falsifikim ndaj tij. Balla publikon në “facebook” disa dokumente, që sipas tij, janë publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, ndërsa bën thirrje të shihen me kujdes për të kuptuar dosjen “Basha”. Mesazhi i plotë i Ballës: Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj). A janë këto kontrata…
Maqedonia e Veriut ka arritur të prekë një moment të artë sa i përket prodhimtarisë kinematografike. Bëhet fjalë për ngjarjen eventuale më të madhe kinematografike botërore; Bëhet fjalë për “The Oscars”. “Honeyland” është dokumentari maqedonas i cili është nominuar në dy kategori “Oskar”, njoftoi më 13 janar Akademia Amerikane e Arteve. Dokumentari, me regji nga Tamara Kotevska dhe Ljubomir Stefanov, fitoi nominimet në kategoritë më të mira, atë të dokumentarit dhe të filmit më të mirë të huaj. Dokumentari me tematikë mjedisore, i xhiruar gjatë një periudhe tre vjeçare, tregon historinë e një gruaje të moshuar e cila mbështetet në…
“Patriotizmi është kur dashuria për njerëzit dhe vendin tënd vjen e para; nacionalizimi është kur e para vjen urrejtja për të tjerët dhe vendin e tyre”, tha sot kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij. Ishin këto fjalë të ish-presidentit francez Charles de Gaulle, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”. Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Edhe pse vazhdon t’i ndalojë qytetarët e saj të përdorin mediet e huaja sociale, Kina ka lejuar diplomatët dhe zyrtarët e qeverisë që të përdorin platformat e tilla, si Twitter e Facebook. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang, deklaroi se në këtë mënyrë krijohet një komunikim më i mirë me qytetarët jashtë vendit dhe politikat e Kinës mund të promovohen më mirë. Në Kinë është e ndaluar qasja ndaj medieve të huaja sociale, si Facebook e Twitter, ndërsa platformat alternative e tyre, Wechat dhe Weibo, i japin mundësi qeverisë ta përdorë teknologjinë si mjet kontrolli të shoqërisë.
Nëse keni blerë një makinë dhe nuk e keni regjistruar në emrin tuaj, keni pak javë afat për ta bërë këtë, pasi në të kundërt do të gjobiteni. Kreu i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe thotë se gjobat shkojnë nga 10 deri në 40 mijë lekë. “Blerëset nga 2 marsi do të kenë gjobë nga 10 deri në 40 mijë lekë, në qoftë se nuk vijnë deri në 28 shkurt për të deklaruar blerjet e vjetra”, thotë Gonxhe për A2. Ndërsa për shitësin e automjetit, gjithçka është më e thjeshtë. “Me një modul online ata e çlirojnë pronësinë e tyre nga sistemi,…
Studiuesit kanë gjetur një zgjidhje për trajtimin e impotencës, një xhel që përmban nitroglicerinë shpërthyese. Ky xhel në madhësinë e një bizele dha një rezultat pozitiv brenda 10 minutave. Nga 10 në shtatë burra Ajo funksionon deri në 12 herë më shpejt se Viagra. Xheli i fërkimit, funksionon duke lëshuar një gaz oksidi nitrik që zgjeron enët e vogla të gjakut, duke rritur rrjedhjen e gjakut në penis. Mjekët në Spitalet Universitare të Kolegjit Universitar në Londër dhe qendra të tjera bënë prova mbi më shumë se 220 burra me impotencë. Studimi zbuloi se 44 përqind e burrave të cilëve…
Sipas astrologjisë, ka 3 shenja zodiakale që në këtë vit do të martohen, ose se do të marrin propozimin e martesës. Le të shohim së bashku, cilat janë shenjat e zodiakut, të cilat në këtë vit që sapo ka nisur do të marrin propozimin e shumëpritur të martesës. Shpresojmë që shenja jonë të bjerë në njërën prej këtyre. Binjakët: Për ata që tashmë kanë një partner, është shumë më e lehtë të pranoni një propozim për martesë këtë vit. Yjet janë në anën tuaj dhe këtë vit do të merrni propozimin e martesës shumë të dëshiruar dhe të ëndërruar, nga…
Paranoja është një shqetësim psikik i karakterizuar nga një delir i kthjellët; edhe pse ka një perceptim të shtrembëruar të realitetit, njeriu paranojak ka një logjikë mendimi mjaft koherente. Për më tepër, deliret paranojake nuk prekin njohjet intelektuale, por kanë të bëjnë me situata të besueshme dhe përmbajtaje e tyre nuk ka tendenca të çuditshme. Për këto arsye kjo mund të kalojë pa u vënë re në fazat e saj të para. Forma tipike e paranojës është deliri i persekutimitl pacienti është i bindur që disa persona duan ta dëmtojnë dhe në bazë të kësaj interpreton çdo ngjarje në mënyrë…
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë një projeksion për popullsinë shqiptare dhe parashikon që të ulet me 30-40% Popullsia e vendit në vitin 2100, bazuar në të dhënat e 2019-s, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë, ose 31% më pak se parashikimi i një viti më parë (2.8 milionë persona). Kjo shifër është publikuar nga OKB për të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit. Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milion…