Author: tirana

Një 10-vjeçar në Indi është quajtur “njeri gjarpër” për shkak të gjendjes shumë të rrallë të lëkurës së tij. Gjendja e rrallë bën që Jagannath të heqë lëkurën e tij çdo muaj. Shtresa e jashtme e lëkurës zhvillon çarje që ngjasojnë me lagështirën e një gjarpri. Ekzistojnë dhimbje akute edhe për një pacient me këtë lloj lëkure. Për të marrë lehtësim nga dhimbja, Jagannath bën dush çdo orë dhe e mban trupin e tij të hidratuar me kremra. Sëmundja Jagannath po vuan nga nuk është për t’u diagnostikuar ende. Kjo ka çuar në një situatë patetike për familjen duke i lënë ata në ankth. Prabhakar,…

Read More

Policia e Tiranë ka kapur në mes të qytetit një 44 vjeçar nga Fushë Kruja, i cili po lëvizte rrugëve me një makinë të blinduar, në të cilën mbante edhe armë pa leje. Burime zyrtare bëjnë me dije se makina është konstatuar nga patrulla e policisë, e cila pas ndalimi ka ushtruar kontroll duke gjetur edhe armën pa leje. “Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një armë zjarri pa leje, e tipit TT.…

Read More

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur sot lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Po ky nuk është rasti i parë që Hoxhës i ‘shket këmba’ në vendimet e saj për të nxjerrë nga qelia “të tmerrëshmit” e vendit. Enkelejda Hoxha është gjyqtarja, e cila ka marrë vendimet edhe për lirimin nga burgu të Pajës dhe Genc Tafilit. Ndër bëmat e saj, Hoxha numëron edhe “punësimin” që 5-vjeç të një të pandehure. GENC TAFILI Genci Tafili ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kreut të policisë së Shkodrës,…

Read More

Ish-këshilltari i kreut të PD Lulzim Basha, dhe botuesi i exit.al shkruan me nota të forta proteste ndaj marrëveshjes PS-PD arritur sot për reformën zgjedhore. Sejamini thotë se marrëveshja e arritur sot, në fakt është bërë më herët por sot u bë publike. Ndërkaq, ai zbulon edhe qëllimin e marrëveshjes që sipas tij rehabilitoi Damian Gjiknurin dhe përdhosi imazhin e opozitës. “Është e qartë se marrëveshja që u bë publike sot është arritur më parë, në negociata jo publike, dhe jo në takimin e shkurtër sot. Takimi në Pallatin e Kongreseve duket se ka patur vetëm një qellim: të rehabilitonte…

Read More

Fillimisht një marrëveshje për t’u ulur në tryezë dhe më pas për të arritur një tjetër marrëveshje për reformën zgjedhore. Që mazhoranca dhe opozita të arrinin të uleshin përballë njëra-tjetrës është dashur një përpjekje e vazhdueshme nga ndërkombëtarët. Përpjekja e trupit diplomatik në Shqipëri për të ulur palët në dialog ka nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë. Ka qenë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe që janë angazhuar intensivisht për të afruar qëndrimet e PD dhe PS. Amerikanët dhe britanikët kanë zhvilluar takime të ndara me kryeopozitarin Lulzim Basha, por edhe me…

Read More

Alketa Vejsiu ka ndarë me të gjithë shqiptarët, lajmin më të rëndësishëm të karrierës së saj. Ajo ka realizuar ëndrrën për të prezantuar festivalin e rëndësishëm të Sanremos këtë vit. Përmes një postimi, moderatorja do ta prezantojë Sanremon bashkë me shumë figura të njohura italiane si Monica Belluci, Antonella Clerici, Dilettaeotta, Laura Chimenti, Sabrina Salerno, në krah të prezantuesit italian Amadeus. ‘Po qaj me Lot Gezimi! Eshte dita me e lumtur e karrieres sime! Faleminderit Shqiperia. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj’, shkruan Vejsiu në Instagram. Kujtojmë që Festivali i Sanremos do të mbahet këtë vit nga data…

Read More

Edhe këtë vit, ceremonia e Çmimeve “Oscar” nuk do të ketë një prezantues. Vendimin e bëri të ditur për publikun Presidenti i “ABC Entertainment” Karey Burke. Ai tha se vendimi ishte marrë për shkak se shfaqja kishte funksionuar më së miri vitin e kaluar në këtë mënyrë. Në vitin 2019 ishte hera e para që spektakli madhështor që nderon më të mirët e kinematografisë zhvillohej pa prezantues, që prej vitit 1989. Vitin e kaluar, Çmimet “Oscar” do të prezantoheshin nga Kevin Hart, por ai u largua pas disa postimeve të vjetra në Twitter që shkaktuan kritika. Nuk dihet nëse largimi…

Read More

Vizita tek okulisti i Dritan Dajtit, të dënuarit me 25 vite burg për vrasjen e katër policëve ngjarje e ndodhur në vitin 2009 tek zona e Freskut, i ka kushtuar postin drejtorit të Policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçorri, drejtorit të IEVP-së Peqin Emin Shpata si dhe shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ferit Mici. Gjithashtu është shkarkuar nga puna mjeku i të IEVP Peqin, Andi Andoni, ndërsa janë paralajmëruar mjekja e DPB, Ermira Qirinxhi si dhe inspektori i IEVP Peqin, Mefat Shehu.Urdhri për këto masa të rrepta ndëshkuese është firmosur nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.…

Read More

Ngjyrën e flokëve mund ta ndryshoni pa problem. Flokët mund t’i bëni nga bionde platin në gështenjë të errët. Por, duhet të tregoheni të kujdesshme që të bëni zgjedhjen e duhur sipas lëkurës, moshës dhe modelit të flokëve tuaj. Kur lyeni flokët, nuk duhet të gaboni. Ngjyra e flokëve duhet të jetë në harmoni me lëkurën dhe personalitetin tuaj. Ajo duhet të shkrihet me ngjyrën e syve dhe lëkurës suaj. Nëse keni lëkurë të bardhë dhe sy të çelur, duhet të përdorni ngjyrat natyrale bionde, të hirta apo të kuqe. Ato i japin theks lëkurës së bardhë dhe nxjerrin në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për marrëveshjen e firmosur sot mes palëve për reformën zgjedhore. “Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor”, shkruan Rama

Read More

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman ka reaguar pas arritjes së një konsesusi për Zgjedhoren mes partive politike në Shqipëri. Norman thotë se Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike. “Mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake për të ndjekur Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike”, shkruan Norman.

Read More