Rrezet e diellit dhe vitamina D janë mjaft të rëndësishme, por njëkohësisht mund të jenë edhe shumë të dëmshme, sepse aktiviteti i gjëndrave yndyrore të nxitura dhe temperatura e lartë që prodhojnë më shumë sebum, përkeqësojnë aknet. Por, me masat e duhura mbrojtëse, do të jeni në gjendje të minimizoni efektet negative të rrezeve të diellit. 1.Kontrolli i yndyrës së fytyrës Temperaturat e larta dhe lagështia, rritin prodhimin e yndyrës, e cila mund të mbahet nën kontroll me anë të larjes së fytyrës dy herë në ditë. Nëse lëkura juaj është shumë e yndyrosur, atëherë mund të bëhet edhe një…
Author: tirana
N/ kryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se opozita e ka plotësuar tashmë të gjithë objektivin e saj për demaskimin e maxhorancës për lidhjet me krimin dhe korrupsionin, prandaj shton ai duhet që të ketë sa më parë zgjedhje të reja. “Zgjedhjet e menjëhershme brenda kufijve më të shkurtër,që koha ligjore lejon për realizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse janë të pashmangshme. Cdo vonesë është e patolerueshme dhe shkatërrimtare për vendin. Opozita është gati ti nxjerre shqiptarët nga kriza, zgjedhjet menjëherë janë hapi i parë vendimtar të tjerat vijnë pas” shkruan ai. Opozita bojkoti 30 Qershorin, ndërsa Meta dekretoi 13 Tetorin si…
Disa ditë pasi u publikuan në mediat shkrimet në muret e Kalasë së Himarës si “Katcifas nuk vdes kurrë” dhe “Himara është Greqi”. Duket se Drejtoria Rajonale e Kulturës në Vlorë ka marrë masa, duke nisur nga puna për fshirjen e këtyre shkrimeve antishqiptare. Denoncimi për këto shkrime u bë nga turistë të ndryshëm që vizitonin zonën. Madje aktori Florian Binaj i publikoi këto shkrime në rrjetet sociale ku shkruante se askush nuk ka reaguar për parullat të cilat janë bërë në kulmin e sezonit turistik.
Qytetarët do të detyrohen të paguajnë sigurime me qëllim përfitim të pensionit të pleqërisë tek privati. Skema e pensioneve do të ndryshojë përsëri. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nisur hartimin e një dokumenti orientues. Ndonëse kanë kaluar vetëm katër vite nga reformimi, skema shqiptare e pensioneve do të ndryshoje përsëri. Në të do të parashikohet sigurimi i detyrueshëm tek privati. Kuvendi ka ngarkuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financare të hartojë një dokument orientues për zgjerimin e skemës së pensioneve private dhe me një kolonë të dytë dhe të parashikojë rregullimet ligjore për të. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i tha ABC Neës…
Kukësi do të luajë të enjten, në orën 20:00, ndeshjen e kthimit ndaj Debrecenit. Është shumë e vështirë për verilindorët të kalojnë në fazën tjetër të Ligë së Europës, pasi ndeshja e parë përfundoi 3-0 për hungarezët. Nga ana tjetër klubi beson ne kthimin e rezultatit dhe kështu ka nxjerrë çmimet e biletave dhe fton fansat të jenë të pranishëm në stadium. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook” ata kanë bërë publike çmimet e biletave, për sfidën që do të luhet në “Elbasan Arena”. Bileta më e lirë është 200 lek, ndërsa në tribunën VIP kushton 2000 lek.
“Unë krijova një organizatë për të mbledhur ndihma për viktimat luftës në Siri, nuk jam terrorist. Mos më dorëzoni në Rusi se më rrezikohet jeta!”. Kjo është deklarata para Gjykatës së Durrësit e Rasul Miklaev, i arrestuar në Shqipëri si pjesë e grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Answar, pjesë e shtetit islamik ISIS. Por provat tregojnë se 34-vjeçari që qëndroi për 11 muaj në këtë dhomë të qendrës se Kareçit ka udhëtuar në vitin 2013 nga Rusia në Turqi dhe mandej në Siri, ku në qytetin Kharitan i është bashkuar njësisë së armatosur të organizatës terroriste. Rasul Miklaev,…
Hellbanianz grupi muzikor në Londër, vihet përsëri në qendër të një investigimi të medias angleze për këngët e tyre të dhunshme dhe jetën e shtrenjtë, mes makinave luksoze me burim paratë e fituara nga kriminaliteti. Është gazeta e të dielës Mail On Sunday e cila pas një investigimi të gjatë shkruan se Hellbanianz përmes muzikës së tyre dhe video-klipeve ku shfaqen në një jetë luksoze po rekrutojnë anëtarë të rinj shqiptarë. “Gangsterët shqiptarë të drogës që pasqyrojnë pasurinë online, janë tashmë pjesë e mafias në Londër, të cilët rekrutojnë ushtarë të rinj në Angli, përmes videove, ku shfaqen duke udhëtuar…
Bashkim Shehu, në rrëfimin e tij, të vitit 1994, në librin “Vjeshta e ankthit”, tregon të vërtetat e jetuara prej tij, në lidhje me një nga ngjarjet më të bujshme të diktaturës komuniste në Shqipëri: vrasje/vetëvrasjen e kryeministrit të vendit, Mehmet Shehu, më 17 shtator të vitit 1981, plot 34 vjet më parë. Bashkim Shehu, me dhuntinë prej shkrimtari dhe syrin e dëshmitarit, na tregon gjithë çka ndodhte në shtëpinë e tij, pas prishjes së fejesës kobzezë mes të vëllait, Skënderit dhe Silva Turdiut. Ai rrëfen një nga ato ditët, kur Mehmet Shehu tentonte të vendoste autoritetin në shtëpi, duke…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë në datën 17 korrik të këtij muaji për fatin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Kryegjyqtari u konfirmua me mundim në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në 24 korrik 2018. Në 6 gusht të 2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK, duke kërkuar shkarkimin e Zaganjorit nga detyra, me argumentin se ka shkelur rregullat dhe ligjet në fuqi në raport me pasurinë. Komisioneri Publik, në bazë të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i kërkoi Kolegjit të…
Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e një të moshuare, ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike-Vlorë, ku e moshuara u përplas nga një makinë tip “Benz”. E moshuari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Orizi vlerësohet sidomos në recetat për kujdesin ndaj bukurisë së femrave japoneze. Në kombinim me mjaltin, siguron një lëkurë të ripërtërirë të fytyrës. Është i pasur me vitaminat e grupit B, të cilët stimulojnë rritjen e qelizave, parandalojnë ose ngadalësojnë plakjen e tyre si dhe përmirësojnë furnizimin me gjak në lëkurë. Kjo maskë shëruese me oriz, qumësht dhe mjaltë, do të bëhet maska juaj e preferuar, sepse pas përdorimit të saj lëkura bëhet më e butë dhe më me shkëlqim. Përgatitja Merrni 2-3 lugë supe me oriz dhe e zieni në mënyrë të zakonshme, derisa në momentin kur orizi të…
Partia Socialiste Vau Dejës i ka quajtur absurde dhe qesharake deklaratat e PD përmes selretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi lidhur me parregullsutë në procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit për Vau Dejës. Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PS Vau Dejës Agron Ceka shprehet se procesi në bashkinë Vau Dejës ka qenë i rregullt duke hedhur poshtë akuzat e PD. Sipas Cekës ditën e shtunë pas mesnate kanë mbërritur të gjitha materialet zgjedhore tek KZAZ 6 Bushat të cilat u dogjën pak ditë përpara 30 qershorit dhe të pranishëm kanë qenë vëzhguessit e OSBE ODIHR duke cilësuar të pavrëteta pretendimet…